Home Blog Page 2403
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se sot rreth orës 17:35, i mituri me masë edukative F. K. është larguar nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan, tipi i hapur. Ai ka qenë duke vuajtur masën edukative prej dy vjet për veprën penale vjedhje e rëndë. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, thuhet në një komunikatë për media.
Një grua nga Gjakova ka vdekur sot në Qendren e Mjekësisë Sportive. 80-vjeçarja ka vdekur sot në orën 8:30. E ndjera ishte e infektuar me Covid-19. Lajmin për media e ka konfirmuar Gazmend Spahija, shefi i Njësisë së Qendres së Mjekësisë Sportive
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dje përmes një konference për media deklaroi se shteti e ka në mend t’i blejë edhe 7 aparatura të testimit për Covid-19 për t’i vendosur në 6 qendra rajonale, duke thyer kështu “monopolin” e Prishtinës ku mund të testoheshin deri tash kosovarët. Në këtë mënyrë Qeveria premtoi se do të rriten kapacitetet për testim...
Pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kishte njoftuar se do të rrisin kapacitet për testim virulogjik. Kështu siç është zotuar ai do të bëhen 500 teste brenda ditës dhe do të ngritën kapacitetet testuese në qendrat rajonale. Deri më tani këto testime janë kryer vetëm nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Për këtë...
Ka vdekur një tjetër person, si pasojë e infektimit me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari. Rudari ka shkruar se viktima është Sheqir Osmani nga fshati Llaushë, Komuna e Podujevës. Shkrimi i plotë: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Sheqir Osmani nga fshati Llaushë, i cili ishte i diagnostikuar...
Skuadra nga Londra, Arsenal, dhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi janë afër të nënshkruajnë një marrëveshje të re, sipas “Daily Star”. Mbrojtësi i përfaqësueses gjermane është kritikuar këta katër vjet sa ka luajtur te Arsenali, mirëpo trajneri Mikel Arteta mendon ndryshe, pasiqë po ngurron që ta largojë nga klubi. Kështu, duket të jetë iniciativa e teknikut spanjoll që futbollistit me prejardhje shqiptare...
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Shala prej sot ka kaluar në partinë e Ramush Haradinaj, AAK. Shala deri sot ishte pjesë e Nismës Socialedemokrate. Njoftimi i plotë: Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të rrugëtojmë së bashku në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Vendosëm që bashkërisht t’i shërbejmë interesave të vendit, në këto...
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, së bashku me kryetarët e komunave të Kosovës, kanë mbajtur takim virtual me Kryeministrin e Kosovës, z. Avdullah Hoti, me të cilin kanë biseduar lidhur me masat e reja të ndërmarra ndaj përhapjes së virusit COVID-19. Gjatë këtij takimi është theksuar se lirimi i masave gjatë muajit qershor ka ndikuar në përhapjen e...
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalit dhe Klinik Universitar i Kosovës ka marrë vendim që të shkarkojë nga detyra dr.Basri Sejdiu-drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar. Ndërsa në mënyrë zyrtare është deklaruar se shkarkimi vjen si pasojë e përformancës jo të kënaqshme dhe mos-përputhjes së detyrave të punës. Në vend të dr.Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar, dr.Valbon...
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 144  persona të prekur me COVID-19. Sipas raportit 24 orësh nga Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë dhe njësia intensive në Mjekësi Sportive, në trajtim janë gjithsej janë 144 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv. Në Klinikën Infektive janë 111 raste, në intensivë të Mjekësisë Sportive 9 raste, prej tyre, dy të...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS

x