Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka folur sot rreth pagave të muajit shtator për grevistët.
Ministri Murati ka deklaruar se sa i përket pagave për grevistët do të zbatohet ligji përkatës.
“Do ta zbatojmë ligjin përkatës sa i përkët pagave për grevistët”, ka thënë Murati, raporton kp.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës nuk ka proceduar pagat për punonjësit në sistemin arsimor për shkak të grevës.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se tashmë ministria që ajo drejton ka marrë vendim për kompensimin e orëve mësimore të humbura gjatë grevës së SBASHK-ut.