Padi kundër Mentor Hoxhaj për mashtrim dhe shpifje në emër të luftimit të ‘Fake News’

Gazeta Infokus ka dorëzuar dy padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Mentor Hoxhaj, dhe OJQ-së së tij ‘FactCheckersKS’.

Padi për shpifje dhe mashtrim të opinionit publik në dëm të mediave dhe duke u thirrur në luftimin e Fake News.

Infokusi këto padi i ka dorëzuar përmes avokatit të redaksisë, Arber Jashari duke argumentuar me fakte se si Mentor Hoxhaj në emër të OJQ-së së tij ‘FactCheckersKS’, thirret në një hulumtim që gjoja ka monitoruar mediat që kanë prodhuar lajme të rreme apo gjysmë të vërteta. Menjëherë pas publikimit të këtij raporti të përgjysmuar dhe intervistave të Mentor Hoxhajt në televizione, Gazeta Infokus ka kërkuar raportin e plotë dhe lajmet me të cilat Hoxhaj e ka marrë guximin të rendisë Infokusin si median e dytë si prodhuese të Fake News dhe lajmeve gjysmë të vërteta dhe lajmet që i njëjti ka dërguar në emailin e redaksisë faktikisht nuk janë të rreme e aq më pak prodhim i gazetës.

Gazeta Infokus përveç padisë ka dërguar edhe argumentet e saj për secilin lajm që nga FacktCheckers është konsideruar si i rremë ose jo i vërtet edhe në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, duke qenë se Mentor Hoxhaj ka deklaruar se projekti i tij është financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në emër të luftimit të Fake News, i njëjti me OJQ-në e tij prodhon lajme të rreme dhe promovon ato në disa televizione duke bërë keq informim të opinionit publik e duke mashtruar mediat se raporti është rezultat i një monitorimi dhe analize që i është bërë këtyre lajmeve.

Gazeta Infokus nga dita e publikimit të këtij raporti ka grumbulluar fakte se si ka ardhur deri te ky konkluzion Mentor Hoxhaj, dhe sipas dëshmive edhe të vetë atij, del së të gjitha lajmet qe ai i apostrofon si lajme të rreme, gjysmë të vërteta apo mashtrime nuk janë të tilla dhe nuk i është bërë as verifikimi më i vogël dhe nuk është respektuar as metodologjia e hulumtimit në të cilën Mentor Hoxhaj është thirrur në media. Madje në këtë të ashtuquajtur publikim, vërehen edhe tendenca për të sulmuar media të caktuara, apo në këtë rast ndaj Infokusit, ku Hoxhaj lajmet e mediave tjera pavarësisht që janë të cituara i futë në raport si lajme të Infokusit.

PADIA

Nga 5 lajme të tilla qe Mentor Hoxha i rendit si lajme të Infokusit e ku ka gjetje për fake news apo gjysmë te vërteta asnjë nuk është i tillë.

Argumentet e Gazetës Infokus të dërguara edhe në Ambasadën Amerikane në Kosovë:

Duke qenë se jemi ndër mediat e para online në treg, të njohur si media e gazetarëve dhe që në vazhdimësi kemi ruajtur besueshmërinë dhe profesionalizmin, ndjehemi të shqetësuar se si me kaq lehtësi dhe pa asnjë analizë dikush ka guximin të publikojë raporte me pretendime të tilla. Kjo e dëmton rëndë imazhin e mediave profesionale dhe ka tendencë për të rritur ndikimin e dezinformimit duke përdorur pikërisht këtë si argument. Në komunitetin e gazetarëve dhe tek lexuesit tanë besojmë mjaftueshëm jemi të dëshmuar se si media nuk kemi ndjekur as “trendin” e lajmeve jo të besueshme për të krijuar audiencë, aq me pak të prodhojmë apo publikojmë Fake News.

Si redaksi që ka të punësuar mbi 20 profesionistë të fushës dhe një numër shumë të madh të profesionistëve të lëmive të ndryshme që kontribuojnë në informimin publik dhe vetëdijesimin e opinionit, nuk mund të lejojmë që një person pa asnjë profesionist të fushës në kompaninë e tij, të ndikojë në dëmtimin e imazhit tonë.

Andaj, pasi kemi ndjekur të gjithë hapat, kemi kërkuar sqarime dhe faktet nga personi në fjalë dhe kompania e tij për pretendimet që ka ngritur duke u paraqitur në disa televizione, ne kemi iniciuar padi personale ndaj tij dhe kompanisë së tij.

Po ju drejtohemi me këtë letër dhe po ju sjellim të gjitha faktet e komunikimit dhe ato që janë publikuar për të vërtetuar shpifjet dhe tendencën që ka ky person.

Ndjehemi të habitur se si ka mundësi qe diçka e tillë apo një person sikur Mentor Hoxhaj të këtë mbështetje nga ‘FLOSSK,’ Departamenti Amerikan i Shtetit, siç ai deklaron.

Kjo është edhe me shqetësuese për ne duke marr parasysh faktin se çfarëdo shpifje apo manipulimi që bëhet mundohet t’i jepet besueshmëria duke u thirrur në mbështetjen e donatorit.

Ne ju lusim që të gjeni kohë dhe të keni përkushtimin që të vërtetoni të gjitha këto që ne po ua përcjellim.

Në publikimin e raportit, Mentor Hoxhaj, renditë Infokusin si media e dytë me 31 pikë për Fake News dhe lajme të pa sakta, pjesërisht të sakta, apo Clickbait. Kur i kërkohet të na dërgojë faktet për artikujt në fjalë ai dërgon 4 të tilla për fake news.

Por çudia nuk mbaron me kaq. Edhe në këto linqe të dërguara e në të cilat pretendon se gjoja janë Fake News, dhe gjysmë të vërteta apo Clickbait, asnjë nuk është i tillë.

Fakt 1. LINKU: https://gazetainfokus.com/klitschko-mesazh-per-shqiptaret-sdo-ta-harrojme-kurre-mbeshtetjen-tuaj/

Derisa ky lajm në fund ka të lidhur edhe videon në të cilën është thënë deklarata nga Klitchko, deklaratë e cila edhe u publikua në manifestimin e organizuar në Tiranë në mbështetje të popullit të Ukrainës.

Në rast se ‘FactCheckersKS’ kanë në ekipin e tyre dikë që flet rrjedhshëm dhe mund të përkthejë nga gjuha ukrainase atëherë iu kërkojmë që përkthimin e tyre në lidhje me lajmin dhe videon e publikuar nga “Top Channel” e të konsideruar si “Fake News”, dhe të ri publikuar edhe nga ne, të i drejtohen medias që ka bërë përkthimin pra televizionit të lartcekur.

LINKU: https://www.youtube.com/watch?v=F5bUiqVLlQw

Pjesa e përkthyer nga Top Channel në bazë të së cilës Gazeta Infokus e ka publikuar artikullin në fjalë.

Linku: https://gazetainfokus.com/unaza-me-gps-per-te-percjelle-partnerin-ne-cdo-moment/

Derisa në përgjigjet e dërguara për Gazetën Infokus ku kemi kërkuar sqarime nuk është treguar pse ky lajm është i cilësuar i rremë, ne dëshmojmë të kundërtën.

Unaza me GPS ekziston dhe është prodhuar nga disa kompani.

Dhe që vlen të theksohet se qëllimi i lajmit të publikuar nga Infokus ka qenë të tregojë që një unazë e tillë ekziston dhe jo se ku mund të blihet ajo, apo të iu bëjë reklamë kompanive, megjithatë me një hulumtim të vogël në google mund ta gjendet edhe se ku shitet, apo ku mund të blihet një unazë e tillë.

Lajmi i tretë i Gazetës Infokus që është cilësuar si i rremë nga ‘FactCheckersKS’: “ShBA i kërkon Arabisë Saudite ndalimin e prodhimit të naftës”

LINKU: https://gazetainfokus.com/shba-i-kerkon-arabise-saudite-ndalimin-e-prodhimit-te-naftes/

Sërish edhe ky lajm nuk është i publikuar dhe as i përkthyer nga Gazeta Infokus. Së pari këtë lajm e ka publikuar të përkthyer nga mediat e huaja “Klan Kosova”, megjithatë është Gazeta Infokus ajo që në mënyrë tendencioze renditet e dyta në raport të ‘FactCheckersKS’ për “Fake News”.

Linku i Klan Kosovës: https://klankosova.tv/shba-i-kerkon-arabise-saudite-te-ndaloje-prodhimin-e-naftes/?fbclid=IwAR31Ilc7B8WZTJInfDnI6IIfEAnYgWrAbsPtKWpr3T9QZhoyx0VTm9NuGGo

LAJMET CLICKBAIT sipas ‘FactCheckersKS’:

Ndërsa lajmi Clikcbait i Gazetës Infokus sipas ‘FactCheckersKS’ është: “Si ta kuptoni se dikush viziton shpesh profilin tuaj në Instagram”.

LINKU: https://gazetainfokus.com/si-ta-kuptoni-se-dikush-viziton-shpesh-profilin-tuaj-ne-instagram-2/?fbclid=IwAR0Icg-w2kC_13Gv9-Bmm9F8tsKLulxXusNaSGnIKXMacQwVfMWUcSlbQqw

Arsyetimi i ‘FactCheckersKS’: https://iamfactchecker.factchecker-ks.org/fact-check-si-ta-kuptoni-se-dikush-viziton-shpesh-profilin-tuaj-ne-instagram-clickbait/

Vlen të theksohet se  arsyetimi i ‘FactCheckersKS’ për këtë lajm është tendencioz dhe se është botërisht e ditur se profilet private në Instagram nuk mund të shihen nga ata që nuk i ndjekin. Ky artikull edhe pse është i publikuar në Gazetën Express fillimisht sërish në mënyrë tendencioze targetohet Gazeta Infokus. Lajmi tregon se story që shikohet nga ata që nuk ju kanë bërë follow është tregues se kush mund të jenë ata që iu “përgjojnë” fshehurazi.

Lajmet jo plotësisht të sakta të publikuara nga Infokusi sipas ‘FactCheckersKS’:

1: Ushtari u vra në luftë – dy ditë pas funeralit, gruaja hapi kompjuterin e tij dhe gjeti një letër

LINKU: https://gazetainfokus.com/ushtari-u-vra-ne-lufte-dy-dite-pas-funeralit-gruaja-hapi-kompjuterin-e-tij-dhe-gjeti-nje-leter/

Arsyetimi i ‘FactCheckersKS’: https://iamfactchecker.factchecker-ks.org/fact-check-ushtari-u-vra-ne-lufte-dy-dite-pas-funeralit-gruaja-hapi-kompjuterin-e-tij-dhe-gjeti-nje-leter/

Argumenti i Infokus: Ani pse ky lajm sërish fillimisht është publikuar nga “Gazeta Express” dhe është cilësuar si i vjetër jo plotësisht i saktë, arsyetimet e ‘FactCheckersKS’ përsëri janë të kota.

Arsyetimi se lajmi është jo plotësisht i saktë bëhet duke u thirrur në atë se në titull është shkruar “kompjuter” ndërsa në lajm është shkruar “laptop”.

Që vlen të theksohet se laptopi është kompjuter portativ apo version më i vogël i kompjuterit për të mundësuar më lehtësisht lëvizjen e tij dhe për punë jashtë zyrës ose në terren.

Dhe për fund lajmi i publikuar nga Infokus që nga ‘FactCheckersKS’ është vlerësuar si i pasaktë: “Një jetë luksoze si e Angela Martinit, pranë burrit që është në telashe me ligjin”

LINKU I INFOKUS: https://gazetainfokus.com/nje-jete-luksoze-si-e-angela-martinit-prane-burrit-qe-eshte-ne-telashe-me-ligjin/?fbclid=IwAR2D4iHzVAfOMxrFaGWHXrYI8f-niarLkGaFx13wFveGJ2BfLQbATAOU8HI

Arsyetimi i ‘FactCheckersKS’: https://iamfactchecker.factchecker-ks.org/fact-check-nje-jete-luksoze-si-e-angela-martinit-prane-burrit-qe-eshte-ne-telashe-me-ligjin/

Përsëri ky nuk është lajm i prodhuar nga Gazeta Infokus, por nga Revista Kosovarja. Përveç kësaj arsyetimi se është lajm i pasaktë është argumentuar duke thënë se burri i Angela Martinit ka pasur probleme me ligjin duke thënë se vë në konfuzion lexuesin e në fakt në artikull tregohet qe ka probleme me ligjin.

Dhe me një search të emrit të tij në google mund të verifikohen mjaft lehtë problemet me ligjin të personit në fjalë.

Metodologjia e përdorur sipas ‘FactCheckersKS’ për velerësimin e lajmeve: https://factchecker-ks.org/metodologjia/

Mbi të gjitha edhe metodologjia e përdorur për vlerësimin e lajmeve sipas ‘FactCheckersKS’, nuk është realizuar ashtu siç theksohet në sqarimet e kërkuara nga Gazeta Infokus.

Derisa sipas ‘FactCheckersKS’ në kuadër të verifikimit të lajmit hyjnë: Analizimi i medias, Analizimi i autorit/gazetarit, Analizimi i lajmit dhe  Analizimi i postimeve në rrjetet sociale, shumica e nënpikave të këtyre nuk janë bërë fare nga ‘FactCheckersKS’.

Pika e parë sepse nuk është bërë analiza e medias që e ka prodhuar lajmin, por e atyre që e kanë ri publikuar atë duke e cituar median prodhuese të lajmit.

Pika e dytë, në rastin e lajmit të parë të cilësuar si fake news të Gazetës Infokus, LINKU: https://gazetainfokus.com/klitschko-mesazh-per-shqiptaret-sdo-ta-harrojme-kurre-mbeshtetjen-tuaj/  , nuk është verifikuar video.

Dhe pika e tretë në asnjërin rast nuk është kontaktuar mediumi dhe as gazetari që ka publikuar këto lajme, ani pse kjo theksohet në metodologjinë e përdorur nga ‘FactCheckersKS’.

Pra në të gjitha lajmet që kjo kompani i ka vlerësuar si të rreme, jo plotësisht të sakta dhe të pasakta, është përdorur i njëjti argumentim tendencioz, i cili më pas ka radhitur në listë si të dytën për “Fake News portalin Gazeta Infokus.

Ndërsa portalet e tjera nga të cilat realisht janë prodhuar dhe përkthyer këto lajme gjenden të renditura më poshtë në listën, apo raportin e ‘FactCheckersKS’.

Mbi të gjitha theksohet se Gazeta Infokus dhe mediumet janë ftuar publikisht në konferencën ku është publikuar raporti, por Gazeta Infokus nuk është ftuar në këtë konferencë, mediumet e targetuara dhe në këtë rast mediumi ynë do duhej ftuar zyrtarisht dhe jo nëpërmjet thirrjeve nëpër profile e faqe të Mentor Hoxhajt.

Ky raport jo serioz i ‘FactCheckersKS’ dhe Mentor Hoxhajt është tendencë dhe tentativë për ta dëmtuar imazhin e mediave të caktuara e sidomos medias sonë.