Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se shteti afrikan, Zimbabwe, ka marrë vendim që ta njohë pasaportën e Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se gjatë takimeve në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Gjenerale të OKB-së, ka takuar presidentin e Zimbabwesë, Emerson Mnangagwa, me të cilin janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit shtetëror.
“Takova Gjithashtu presidentin e Kenyas, mikun tim William Ruto, Presidentin e Sierra Leones Julius Mada Bio, Presidentin e Liberisë George Weah, Presidentin e Botsëanës Mokgëeti Masisi, Zvpresidentin e Gambias Mohamed Jallow, Ministrin e jashtem Mahmadou Tangara dhe Nje delegacion të lartë nga Ruanda si dhe udheheqjen e organizates boterore te te rinjeve. Lobimi për Kosovën duhet të shëndërrohet në prioritet, veqanërisht nē situatën e vështirë në të cilën gjindet vendi ynë”, shkroi ai.