Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një intervistë për “Top News” ka treguar detaje nga bisedat që ka pasur me ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Pacolli ka folur edhe për gjendjen e Rexhep Selimit, duke thënë se është mirë dhe se fizikisht kishte rënë në peshë shkaku i ushtrimeve dhe ushqimit të rregullt.
Përveç kësaj, Pacolli ka treguar se e ka pyetur Rexhep Selimin se a po të mungon partia.
Duke cituar fjalët e ish-shefit të Grupit Parlamentar të VV-së Pacolli ka treguar se Selimi i ka thënë që “nga këtu do të insistoj që partia ime të bëjë punë të mirë”
“Jemi mësuar të të shohim në rend të parë në partinë tënde. A po të mungon partia apo jo. Ai qeshi dhe tha nga këtu unë do të insistoj që partia ime të bëjë punë të mirë”, ka thënë Pacolli për bisedën me Rexhep Selimin.