Pacolli për debatin rreth konvertimeve: Patetike të thuash se Perëndimi s’na pranon si myslimanë

Behgjet Pacollit, deputet i Kuvendit të Kosovës, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar debatin në studio televizive rreth konvertimeve fetare.

Sipas Pacollit, këto debate i kanë kaluar çdo kufi të mirësjelljes.

Tutje, ai ka vlerësuar se është patetike të thuash se Perëndimi nuk i pranon qytetarët shqiptarë si myslimanë.

“Është patetike dhe e padrejtë të thuhet se dikush konvertohet sepse Perëndimi nuk po na pranon si muslimanë!!!

Si mysliman praktikues (familja ime mirëmban për 30 vite Xhaminë në Lugano), dhe asnjëherë as mua dhe as familjes time të gjerë nuk na ka penguar feja jonë në integrimin dhe bashkëjetesën me popullatat me besime të ndryshme” – ka shkruar Pacolli, ndër të tjera.