Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, ka folur për luftën që Rusia e ka nisur në Ukrainë.
Pacolli, në emisionin “Infoklania”, në radio Klan Kosova FM, ka thënë se nuk është bërë pishman që si pronar i kompanisë “Mabetex”, para më shumë se 20 vjetësh e kishte renovuar Kremlinin.
Ai ka treguar gjithashtu, se dje ka biseduar me vëllezërit Klitschko në Ukrainë, të cilët i kanë thënë se e kanë lënë të gjithë veprimtarinë e tyre dhe i janë bashkuar luftës, në mbrojtje të këtij shteti që u sulmua nga Rusia.