Asambleisti i AAK-së në Klinë Petrit Palushi përmes faqes personale të tij në facebook ka postuar foton tashmë të njohur kundër ndërtimit të fabrikës së cimentos në Klinë duke potencuar se mund të jetojmë edhe pa të, por që oksigjeni na duhet domosdo.
Ai ndër të tjerat shprehet se cështjen lidhur me pajtimin për ndërtimin e kësaj fabrike e ka ngritur edhe në kuvendin komunal të Klinës.