Me nderime të larta, kombëtare e ushtarake sot iu dha lamtumira e fundit, veteranit e invalidit të UÇK-së, Ali Hoti.
Hoti vdiq pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 57 – vjeçare, ndërsa babanë ia kishin vrarë në Masakrën e Izbicës.
I ndjeri u varros në fshatin e tij të lindjes, Jashanicë të Klinë, ku morën pjesë një numër I madh familjarësh, miqsh e bashkëluftëtarë, organizatat e dala nga lufta e fundit, dega në Klinë dhe niveli qëndor,si dhe përfaqësues nga niveli qëndror e lokal.
OVL UÇK dega në Klinë vunë dhe kurora lulesh mbi varrin e Hotit.