OVL UÇK në Klinë mori sot pjesë në rivarrimin e dëshmorit Urim Musli Agushi

Të Varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë të Klinës, sot u bë rivarrimi i dëshmorit Urim Musli Agushi nga fshati Cerovikë.

Në rivarrim morën pjesë familjarë dhe OVL UÇK – Dega në Klinë në krye me Hajdin Balaj.

Balaj me këtë rast vlerësoi dhe kujtoi sakrificën dhe heroizimin e Urim Agushit, por dhe të gjithë të rënëve që dhanë jetën për lirinë që gëzojmë sot./Klina info/

.