OVL UÇK – Dega në Klinë, sot ka bërë homazhe në 25 vjetorin e rënies së tre dëshmorëve: Xhezair Syla, Arben Krasniqi dhe Isuf Morina, të cilët prehen në varrezat e Dëshmorëve në fshatin Grabanicë të Klinës.
Në këtë datë të dhimbjes, por dhe kujtimit e krenarisë u mblodhën edhe miqtë e familjarët e tre trimave.
Me këtë rast kryetari i OVL UÇK-së dega në Klinë, Hajdin Balaj, tha se liria që gëzojmë sot ka rrënjët në gjakun e djemve e bijave tona më të mirë.
“Xhezairin, Arbenin e Isufin do t’i kujtojmë çdo ditë, ashtu siç kujtojmë edhe heronjtë e tjerë që nuk kursyen as jetën e tyre për lirinë tonë”, tha ndër të tjera Balaj.