OVL UÇK në Klinë kujton veteranin e UÇK-së Ilir Qallapekun në një vjetorin e vdekjes

Sot, u bë një vit nga vdekja e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Qallapeku.

Në kujtim të tij, Organizatat e Dala nga Lufta e Fundit, Dega në Klinë në krye me Hajdin Balaj kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule te varri i të ndjerit, i cili prehet në Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Grabanicë.

Në këtë përvjetor Balaj ishte bashkë me bashkëluftëtarë, miq e familjarë të Ilirit.
Aty u tha se Iliri ishte një trim i madh dhe njeri i urtë e fjalës, e se figura e kontributi i tij do të mbahet mend gjithmonë./Klina info/