Sot janë bërë 25 vjet nga rënia heroike e Sinan H. Morinës i njohur si “Daja”.
Heroin e ka kujtuar sot edhe OVL UÇK, Dega në Klinë me kryetar Hajdin Balaj.
Balaj ka thanë këto 25 vite kanë qenë dhimbje e krenari, jo vetëm për familjen, por dhe për miqtë e bashkëluftëtarët e tërë popullin e Kosovës.
“Sinani, ishte një nga trimat më të mëdhenjtë, që nuk i dridhej syri e as pushka. Ai ra duke luftuar për tokën që aq shumë e deshi e për lirinë që ne sot gëzojmë”, ka thënë Balaj./Klina info/