Në 23 vjetorin e rënies heroike të Sylë Idrizut, Milazim Balaj dhe Remzi Veselaj, OVL UÇK dega në Klinë në krye me Hajdin Balaj kujtuan dhe bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gllarevë.
Ata bënë homazhe edhe në varrin e dëshmorit Fitim Jakupaj i varrosur në fshatin Cerovikë.
Në këtë përvjetor u tha se lufta e UÇK-së dhe gjaku i dëshmorëve do të kujtohen përherë.
I pranishëm ishte edhe kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, kandidati për kryetar të Klinës nga PDK, Esat Raci dhe Naser Morina.