Sot, në 23 vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit, komandant Kapuçit dhe 41 dëshmorëve tjerë, të cilët ranë heroikisht në kufirin shqiptaro-shqiptar në Pashtrik, më 14 dhjetor të vitit 1998, kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë OVL UÇK, dega në Klinë me krye me Hajdin Balaj, kanë bërë disa aktivitete në kujtim të dëshmorëve.
Elezaj bashkë me Balajn, por dhe babanë dhe vëllanë e Mujë Krasniqit, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh në qendër të Klinës, tek busti i Komandant Kapuçit, dhe më pas kanë vizituar edhe memorialin e dëshmorëve në Morinë të Skenderajt.
Po ashtu në këtë përvjetor, u zbuluan edhe katër pllaka të UÇK-së, dy në fshatin Çabiq dhe dy në Ujmirë.
Ndërsa, aktivitete pati edhe në Pashtrik, ku ishin edhe Ushtria e Kosovës, por dhe familjarë të dëshmorëve.