OVL UÇK – Dega në Klinë me kryetar, Hajdin Balaj kanë mbajtur homazhe duke kujtuar sakrificën dhe heroizimin e dy dëshmorëve, Nasip Bytyqi dhe Bekim Toverlani.
Balaj bashkë me bashkëluftëtarë e përfaqëuses të Komunës së Klinës, kanë vendosur kurora lule mbi varret e dy heronjve.
Balaj me këtë rast tha se trimat si Bytyqi dhe Toverlani kanë mbetur përgjithmonë në historinë e popullit shqiptar dhe se pa gjakun e tyre si edhe të rënëve për liri, nuk do të ishim sot të lirë.
Toverlani ra heroikisht në vitin 1998 dhe Bytyqi një vit më pas.