Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL), Nasim Haradinaj, në një prononcim për GazetaBlic tha se Gjykata Speciale do të ftoj të gjithë pjesëtarët e UÇK-së pa marrë parasysh rolin e tij se çfarë ka qenë.
Ai tha se më e keqja e kësaj është se këtë Gjykatë e votoi vetë parlamenti i Kosovës, ndërsa “ish-Jugosllavët” po iu gëzohen këtyre ftesave pos sipas tij kjo është gabim pasi që në syrin e botës në këto ftesa është UÇK-ja dhe jo emrat e përveçshëm.
“Për neve target i kësaj gjykate ka me qenë çdo pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pa marrë parasysh rolin që e ka pas sepse qëllimi i gjykatës po shihet me na bë dëm neve dhe është ulja e prestigjit dhe çvlerësimi i ushtarëve tanë, e keqja është se e votoi parlamenti ynë e më e keqja është se një pjesë e ish-jugosllavëve po iu gëzohen këtyre thirrjeve duke mos llogaritë se atje nuk shkojnë emrat por për botën dhe opinionin e gjerë është UÇK-ja pa marrë parasysh se cili është i ftuari”, tha ai.
Haradinaj votimin e Gjykatës Speciale e ka konsideruar si gabimin më të madh të të gjitha kohërave dhe sipas tij kjo Gjykatë po barazon viktimën me agresorin.
“Ky është gabimi më i madh i gjitha kohërave që do ta kenë deputetët dhe është për marre dhe për të iu ardhur turp, qëllimi i vetë Gjykatës ka qenë komprometimi i luftës çlirimtare dhe barazimi i viktimës me agresorin”, shtoi Haradinaj.
Ai tha se nëse kanë vullnet të mirë, deputetët e ardhshëm mund ta shfuqizojnë këtë Gjykatë, ose të paktën të sjellën këto dhoma brenda.
Ndërsa, Haradinaj tha se nga Specialja po ftohen vetëm shqiptarët gjë që ai e quajti këtë gjykatë si “raciste” duke thënë se po e bën të njëjtën siç bëri dikur fashizmi ndaj jahudive.
“Me një vullnet të mirë mundet me u shfuqizu ose të paktën me i pru dhomat brenda dhe me një amendamentim të ligjit me hi që krimet me u luftu që të gjitha sepse kjo është gjykatë raciste sepse kjo ka decitivisht target kryesor ka UÇK-në dhe pastaj qëllimi tjetër devalvimi i kësaj lufte dhe kjo bëhet në përgjithësi sepse brenda UÇK-së vetëm shqiptarët i dallon sepse ka edhe nacionalitete tjera që janë brenda Kosovës, ka bërë seleksionim si në kohën e fashizmit që kishte bërë vetëm për jahuditë e njëjta tipike është vazhdimi i asaj gjykate”, tha ai për GazetënBlic.
“Në luftë nuk kemi qenë vetëm, me aleatë dhe na kanë ndihmu dhe është aleanca më e madhe ndonjëherë që ka ndihmu UÇK-në, është NATO-ja”, shtoi Haradinaj.
Ai ftoi gjithë bashkëluftëtarët që t’i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese edhe pse është e padrejtë, por sipas tij më mirë është që të shkojnë vetë dhe të mos ketë arrestime të dhunshme.
“Emra nuk kemi se kush mundet me qenë i ftuari i tjetër, ne i ftojmë bashkëluftëtarët që të mos bëhen precedent me gjetë arsye me bë arrestime dhunshme”, tha në fund ai.