Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për keqpërdorimin e vazhdueshëm të statusit të veteranit të luftës së UÇK-së.
Që nga koha e marrjes së materialeve nga prokuroria, ka pasur dhe ka indikacione nga terreni se janë lëshuar dhe po lëshohen edhe më tutje certifikata të reja të statusit të veteranit.
Si OVL UÇK, i ftojmë të gjithë që të mos bien pre e këtyre manipulimeve, dukuri e cila në kohën e fundit është duke u shpeshtuar, sepse kjo është e pakuptimtë në kohën kur jemi në procesin e hetimeve nga prokuroria.
Nga Zyra për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, kërkojmë që ta parandalojë dukurinë e lëshimit të certifikatave, të cilat edhe ashtu e kanë kompromituar procesit dhe vet statusin e veteranit.