OVL E UÇK-SË NUK PAJTOHET ME “DËNIMIN E VOGËL NDAJ TASIQIT”

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, pa reaguar pas dënimit të Darko Tasiqit nga Gjykata Themelore në Prizren, duke e cilësuar si një dënim shumë të vogël.

Tasiq është dënuar sot me 22 vjet burgim për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999 në Krushë të Vogël të Prizrenit.

“Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar një dënim shumë të vogël ndaj Darko Tasiqit, i cili ka kryer krime mizore ndaj popullatës civile shqiptare së bashku me forcat policore dhe paraushtarake, ka plaçkitur e shkatërruar pasuritë e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk pajtohemi me vendimin e Gjykates Themelore në Prizren që ka shqiptuar një dënim shumë të vogël për krimet mizore që ka kryer Tasiq në popullsinë civile shqiptare”, ka shkruar Gucati.

Gucati ka shtuar se Tasiqi duhet të marrë dënimin e merituar.