OVL e UÇK-së dega në Klinë ka reaguar ndaj deklaratës së historianit dhe ish anëtarit të LDK-së, Jusuf Buxhovit, i cili në emisionin Rubikon nw KTV, ditë më parë deklaroi se lufta e UÇK-së nuk ishte e pastër, duke shtuar se janë vrarë mbi 100 anëtarë të LDK-së.
Hajdin Balaj, ish ushtar i UÇK-së dhe kryetari i OVLUÇK në Klinë, ka thënë për klina info se lufta e UÇK-së ka qenë e shenjtë dhe në mbrojtje të popullatës civile dhe të së drejtës së tyre. Ai ka shtuar se asnjëherë nuk ka qenë qëllimi i UÇK-së që të sulmojë ndokënd apo të i hakmerret ndokujt, andaj deklaratat e tilla nga zotëri Buxhovi janë të pamatura dhe si të tilla janë të papranueshme për ushtarët e UÇK-së dhe për ata që ia donë të mirën këtij vendi./Klina.info