Sot u bënë 22 vjet nga rënia e dëshmorëve të kombit nga radha e UÇK-së, Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka e Permet Vulaj. Këta dëshmorë ranë më 10 gusht, 1998, në Junik. Sot bashkëluftëtarët e tyre dhe kryetari i OVL së UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj bashkë me shokë shkuan e e vizituan vendin ku ranë këta heronjë. Balaj ishte aty kur ranë këta trima.
Postimi i Balajt:
Sod se bashku me Naser Morinen – komandant Bardheci ne 22 vjetorin e renies ne altarin e lirise te heronjeve te kombit bem homazhe ne Drenas,Marinë dhe Junikë ku nderuam jeten dhe vepren e : Bedri Shala,Bekim Berisha,Elton Zherka,Permet Vula.
Sa her qe vizitohen vendbetejat e se lavdishmes UÇK ne emocionohemi dhe marrim lavdi nga lavdia e tyre dhe jemi krenar per shoket tan bashkluftetar dhe betohemi se rrugen dhe amanetin e tyre do ta bejm realitet. Bedria,Bekimi,Eltoni,Permeti ishin dhe do te jen perher ne mesin tonë ngase vepra e tyre dhe renia e tyre ata i beri te pavdekshem.
Hajdin Balaj kryetar i deges se OVL UÇK Klinë.