Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së ka reaguar pas dëmtimit që i është bërë pllakës përkujtimore të veteranëve në fshatin Damanek të Malishevës.
Sipas tyre, ky akt është i patolerueshëm,
“Ky akt që ka ndodhur mbi memorialin e dëshmorëve në fshatin Damanek, është i papranueshëm dhe i patolerueshëm. Ftojmë organet që urgjentisht të merren me rastin”, thuhet në njoftimin e tyre.
Siç është raportuar në media, dyshohet se rasti ka ndodhur së fundmi, teksa bëhet e ditur se është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës”.