Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Mark Rutte-n në detyrën e tij të re si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Përmes një postimi në “X”, Osmani shkroi se me Rutte-n kanë punuar bashkë gjatë viteve dhe se nuk ka dyshime që ky bashkëpunim do të forcohet.
Presidentja thotë se mezi pret të punojnë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Urime mikut tonë të dashur Mark Rutte që u zgjodh si Sekretari i Përgjithshëm në NATO. Përvoja, lidershipi dhe njohuritë e tij do të jenë të paçmueshme për Aleancën!
Gjatë viteve, ne kemi punuar së bashku për shumë çështje të rëndësishme dhe nuk kam dyshim se bashkëpunimi ynë i fortë do të vazhdojë derisa ai të marrë këtë përgjegjësi të re. Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojmë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në të gjithë kontinentin tonë dhe më gjerë” shkroi Osmani.