Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, duke vlerësuar lart të rinjtë e Kosovës.
href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>
Ajo ka shpërndarë një video në rrjete sociale, poshtë së cilës ka shkruar: “Rinia – potenciali më i madh i vendit tonë, burim i kreativitetit, energjisë së pashterrshme e i dashurisë për vendin. Nga podiumet olimpike e deri te garat botërorë në shkencë, të rinjtë tanë janë imazhi më briliant i Kosovës. Urime Dita Ndërkombëtare e Rinisë”, ka shkruar Osmani.