Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani e ka uruar Joe Bidenin dhe Kamal Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Osmani, përmes një postimi në Twitter e ka quajtur demokratin Biden mik dhe mbështetës të madh të Kosovës së lirë e të pavarur.
Ka thënë se pret një bashkëpunim të ngushtë me të dhe administratën e tij.
“Në emër të popullit të Kosovës, ju shpreh urime të ngrohta Joe Biden & Kamala Harris për fitoren në zgjedhjet në Amerikë. Jam e bindur se nën udhëheqjen tuaj si Presidentit dhe zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara, demokracia do të lulëzojë në Amerikë dhe në të gjithë botën. Joe Biden ishte zëri i njerëzve të diskriminuar në të gjithë botën. Për ne, ai është mik i përkushtuar dhe një mbështetës i madh i Kosovës së lirë dhe të pavarur. Unë shoh një bashkëpunim të ngushtë me të dhe administratën e tij në forcimin e marrëdhënieve tona të veçanta dhe aleancës strategjike”, tha Osmani.
On behalf of the people of #Kosovo, I extend warm congratulations to @JoeBiden & @KamalaHarris on their election to lead the people of the United States 🇺🇸! I'm convinced that under your leadership as 🇺🇸 President & VP, democracy will thrive in America and around the world. 1/2 pic.twitter.com/LRcHRI1FY6
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) November 7, 2020