Osmani: Të rinjtë dhe fëmijët janë pasuria më e vlefshme e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me zyrtarë të UNICEF-it në Kosovë, me të cilët ka biseduar rreth së ardhmes së fëmijëve.

Pas përfundimit të takimit, Osmani është shprehur se të rinjtë dhe fëmijët janë pasuria më e vlefshme e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

“Deri në vitin 2050, 140 milionë fëmijë do të përballen me varfërinë, zhvendosjen dhe sfidat e shëndetit mendor për shkak të ndryshimeve klimatike. Kjo nuk është më vetëm një krizë mjedisore, por një krizë humanitare.

Të rinjtë dhe fëmijët tanë janë pasuria më e vlefshme e Kosovës dhe duke i vendosur ata në qendër të politikave tona, ne mund të sigurojmë një të ardhme të qëndrueshme.

Së bashku me UNICEF-in, rikonfirmuam se e ardhmja e fëmijëve tanë është e ndërthurur me kujdesin për planetin tonë.

Çdo veprim ka rëndësi” shkroi Osmani në “X”.