Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, në Greqi.
Ajo tha se më të foli për raportet e mira mes
dy vendeve, si dhe punën e vazhdueshme për forcimin e pozitës së Kosovës në
arenën ndërkombëtare.
“Me kryeministrin Andrej Plenkoviq diskutova për përpjekjet tona të vazhdueshme për të forcuar pozitën e Kosovës në nivel ndërkombëtar dhe e falënderova për mbështetjen e palëkundur dhe zërin e fuqishëm të Kroacisë në favor të integrimit tonë euroatlantik”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Përveç Plenkoviqit, Osmani sot takoi edhe homologun
e saj slloven, Borut Pahor, të cilit po ashtu i shprehi falënderime për përkrahjen
e Kosovës.
Presidentja Osmani po qëndron në Greqi ku ndër të tjerë është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, ndërsa mori pjesë edhe në darkën e shtruar ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, si dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.