Osmani takon nënën Ferdonije në 26-vjetorin e rrëmbimit të djemve dhe burrit të saj: Dhimbjen e ka shndërruar në forcë

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot nënën Ferdonije në shtëpinë muze të familjes Çerkezi në Gjakovë.

Në një postim në Facebook, Osmani ka deklaruar se sot është 26-vjetori i rrëmbimit të dhunshëm nga regjimi gjenocidal serb të bashkëshortit dhe 4 djemve të nënës Ferdonije.

Bashkë me Nënën Ferdonije takuam edhe nënat e tjera të Gjakovës të cilat kanë humbur të dashurit e tyre nga krimet makabre të Serbisë”.

Eshtrat e dy djemve të Nënës Ferdonije janë gjetur, teksa fati i bashkëshortit dhe dy djemve të tjerë vazhdon të mbetet peng. Megjithatë, ajo nuk është dorëzuar. Dhimbjen e ka shndërruar në forcë, stoicizëm dhe në kauzë për drejtësi”, ka thënë Osmani.