Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit, Zijadin Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, të afërmit dhe komunitetin e gazetarëve për ndarjen e përkohshme nga jeta të gazetarit, Zijadin Gashi.

Presidenca ka thënë se karriera e gjatë dhe kontributi i tij në media e shkruar, elektronike dhe televizive u karakterizuan nga integriteti dhe angazhimi i palëkundur për informim të publikut.

Presidentja Vjosa Osmani ngushëllon familjen, të afërmit dhe komunitetin e gazetarëve për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit Zijadin Gashi. Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Zijadin Gashit, gazetarit të përkushtuar, i cili tërë jetën ia kushtoi punës në media. Karriera e gjatë dhe kontributi i tij në media e shkruar, elektronike dhe televizive u karakterizuan nga integriteti dhe angazhimi i palëkundur për informim të publikut, saktë dhe në mënyrë profesionale”, ka shkruar Presidenca