Osmani pritet në takim nga Erdogan, flasin për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Politikë

Osmani pritet në takim nga Erdogan, flasin për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
news image
sinjali
Sinjali.com
08 Dhjetor 2023 15:33
Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Turqisë ku është takuar me homologun e saj turk, Reccep Tayyip Erdogan.

Ajo përmes një postimi në X tha se e ka falënderuar atë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë në sigurinë e rajonit.

“Sot në Stamboll takova Presidentin Erdogan. Në dritën e zhvillimeve të fundit të sigurisë, shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin mes vendeve tona”.