Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, nuk ka shkuar në mbledhjen e kryesisë së LDK-së ku do të vendoset për emrin që kjo parti do të propozojë për kryeministër.
Osmani nuk është parë duke hyrë në këtë mbledhje, pasi thuhet se Osmani nuk ka marrë pjesë në mbledhje, pasi ka takime gjatë ditës,
Osmani është deklaruar kundër një koalicioni me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet, po ashtu ajo ka thënë se ka disa herë që asaj nuk janë duke i bërë ftesë nëpër mbledhjet e partisë.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është i propozuari i parë i partisë me nominimin e të cilit janë dakorduar edhe strukturat, por Mustafa ende nuk ka vendosur se a do të jetë i nominuari për kryeministër.
Përvec Mustafës, ambicie për të marrë këtë post ka shprehur dje edhe nënkryetari tjetër i partisë, Lutfi Haziri
Gjithashtu, për emrin e mandatartin janë përmendur edhe emrat e dy zyrtarëve të lartë të kësaj partie, Avdullah Hotit dhe Kujtim Shalës.