Presidentja Vjosa Osmani në adresimin e saj në vjetor para deputetëve ka folur për angazhimin përgjatë këtyre muajve si presidente e Republikës së Kosovës.
Osmani tha se institucioni që e drejton është zgjedhur si institucioni më transparent në rajon, derisa ka thënë se nga ky muaj do t’i publikojnë të gjitha shpenzimet e Presidencës.
“Zyrën e Presidentes e kemi shndërruar në zyrë të hapur e transparente për të gjithë qytetarët, institucioni që drejtoj është shpallur si institucioni më transparent në rajon ndërkaq këtë përkushtim për transparencë të plotë gjatë këtij muaji do ta dërgojmë në një nivel tjetër ku gjatë këtij muaji do të publikojmë në mënyrë proaktive shpenzimet e mia dhe të kabinetit tim natyrisht të gjitha shpenzimet zyrtare por edhe shpenzimet të viteve paraprake ku dëshmohet që përderisa shpenzimet tona janë shumëfish më të vogla puna jonë për vendin është shumëfish më e madhe”, tha Osmani në fjalën e saj në Kuvend.