Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar Ligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme.
Ajo e ka konsideruar hap të rëndësishëm drejt forcimit të sistemit arsimor.
Sipas Osmanit, sa më shumë kohë kalojnë fëmijët në arsim parashkollor, aq më produktiv bëhen si të rritur.
“E lumtur që nënshkrova Ligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sistemit tonë arsimor. Sa më shumë kohë kalojnë fëmijët në arsim parashkollor, aq më produktiv bëhen ata si të rritur. Përgëzoj Ministrinë e Arsimit për punën e saj në këtë ligj të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani.
Me këtë ligj, i cili ishte miratur në Kuvend me 8 korrik, edukimi parafillor bëhet i obliguar.
“Me këtë ligj po vendosim standard të ri, mundësi për të gjithë fëmijët të edukohen e të bëhen qytetarë të zotë e kontribues për veten dhe për shoqërinë”
Ligji i ri ndër të tjera do të ofrojë: Koordinim ndërsektorial, edukim në familje, ushqyeshmëri, krijim të menyve ushqimore, sigurim e rregullim të materialit didaktik, monitorim të punës edukative, aftësim të dadove, si dhe qasje holistike