Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ndodhet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo nga ora 21:00 sipas kohës tonë do të flasë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Osmani tha se në këtë seancë do të flasë për agresionin e Serbisë më 24 shtator në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
“Do të rikonfirmoj angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin”, tha Osmani.
Në KS të OKB-së do të diskutohet raporti për Kosovën.