Presidentja Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë Prindon Sadriu kanë shprehur ngushëllime e tyre ndaj madhërisë së saj të ndjerë, Mbretëreshës Elizabeth II pranë arkivolit të saj të vendosur për homazhe në Westminster Hall në Londër.
“I bashkohemi kolegëve tjerë dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e saj të një jete të përkushtuar ndaj shërbimit publik”, ka thënë Presidentja Osmani.