Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës do ta mundësojë rifillimin konstruktiv të dialogut
“Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës do ta mundësojë rifillimin konstruktiv të dialogut, teksa roli i ShBA-së është përcaktues në dialog”, tha Osmani.
Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi me Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jon Finer.
“Kosova ka ndërmarrë hapa për të depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës dhe është e përkushtuar të punojë me aleatët, në veçanti me ShBA, për të adresuar sfidat e sigurisë”.