Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur bashkëpartiakut të saj, Agim Veliut, i cili i ka kërkuar sqarime për takimin e rastësishëm me Albin Kurtin në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Besnik VELIU
Osmani thotë se një deklaratë e tillë është qëllimkeqe dhe e bazuar në gjëra të pavërteta.
“Deklaratë qëllimkeqe e tendencioze e bazuar në të pavërteta. E vërteta është ajo që e kam thënë unë e bazuar edhe në vide e dëshmi. Komplikuesit e vërtetë tashmë dihen”, ka thënë Osmani për Express.
Tutje Vjosa Osmani ka thënë se Agim Veliu duhet të harrojë që mund të marrë sqarime, pasi siç thotë Osmani raporti i saj është me votuesit.
“Për më tepër z.Veliu le të harrojë që atij i jap sqarime. Raporti im është me votuesit, të cilët presin nga ne të jetësojmë vullnetin qytetar të 6 tetorit për ndryshim”, ka shtuar Osmani.
Në fund njeriu më i votuar i LDK’së ka thënë se po bëhet çmos për të arritur një marrëveshje me LVV’në, duke shtuar se Agim Veliu bënë mirë të mësohet me fotografi të përbashkëta.
“Nëse në arrijmë një marrëveshje me VV’në, dhe po bëjmë çmos që kjo të bëhet, atëherë z.Veliu bënë mirë të mësohet me fotografi të tilla. Ne nuk jemi armiq me z.Kurti, por potencialisht partnerë koalicioni”, ka përfunduar Vjosa Osmani