Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka folur pas takimit të sotëm që ka pasur me emisarin e SHBA’së për dialogun, Richard Grenell.
Osmani përmes një shkrimi në llogarinë e saj është pajtuar se zhvillimi ekonomik dhe hapja e perspektivës për rini duhet të jenë parime qoftë për raportet e brendshme në Kosovë qoftë në ato me vendet fqinje.
Përveç tjerash, Osmani ka thënë se mbetet me shpresë që do t’i thellojnë raportet me ambasadorin Grenell pas krijimit të qeverisë së re, që sipas nënkryetares së LDK’së duhet të themelohet në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Shkrimi i plotë i Osmanit:
Sot në LDK kishim kënaqësinë të mirëpresim të dërguarin e Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell.
Zhvillimi ekonomik dhe perspektiva për rininë në Kosovë duhet të jenë parime udhërrëfyese për hapat që ndërmarrim, qoftë në raportet tona të brendshme, qoftë në ato me fqinjët tanë.
Shpresoj të thellojmë bashkëpunimin me Ambasadorin Grenell në qeverinë e re, e cila duhet të formohet në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur me 6 tetor. /KlinaInfo