Orlando uron VV-në: Populli foli, presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e së dielës dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor, shkruan Gazeta Sinjali.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Kështu u shpreh Orlando përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter gjersa shtoi se po presin formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit.

“Populli foli! Sipas rezultateve paraprake, uroj Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor. Secili fiton kur demokracia lulëzon.”

“Presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit”, tha ai.