Orik Pantina pozon pranë skulpturës së Leotrim Ahmetit, njihet me historinë e dhimbshme …

Ky është 6 vjeçari Orik Pantina nga Gllareva e Klinës.

Për dallim nga Oriku i cili jeton lirinë dhe gëzon jetën, Leotrimit Ahmetit atë kohë 7 vjeç, rrita iu nda në gjysëm.

Ndonëse i vogel, Oriku është njohur nga afër me skulpturën e Leotrimit, dhe historinë e dhimbshme që kaloi, ani pse fëmijë.

Leotrimi si 7-vjeçar vdiq më 11 shtator 1998 në spitalin ushtarak në Gradicë të Drenasit, ku edhe u varros.

Tetë muaj pas vrasjes së Leutrimit nga forcat serbe, si luftëtar ra dëshmor edhe babai i tij Malush Ahmeti.