Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së, Shoqata e invalidëve, veteranëve, familjeve të dëshmorëve, të kresuar nga Hysni Ngucati, Jetullah Geci e Hajdin Balaj, qëndruan sot në familjen e ish- ushtarit të ndjerë të UÇK-së, Xhavit Hoti, për të ngushëlluar familjen e tij. Xhavit Hoti vdiq para tri ditësh, ndërsa ishte ushtar i dalluar i UÇK-së, kurse pas luftës punoi në Kuvendin komunal të Klinës. Hajdin Balaj, kryetar i organizatës së veteranëv, dega në Klinë, tha se Xhavit Hoti ishte pjsëtar i UÇK-së që nga orët e para të themelimit të saj./Klina info/