3 organizatat e dala nga lufta e fundit, dega në Klinë, sot kanë bërë homazhe dhe kanë vendos kurora me lule pranë shtatores së Abedin Rexhës – Sandokani në Klinë.
Homazhe këto për ta kujtuar luftëtarin e radhëve të para të UÇK-së, në 23 vjetorin e rënies heroike.
Aty u tha se gjaku i Sandokanit si edhe i të rënëvë për liri do të kujtohet përherë. Derisa përherë do të mbetën në historinë dhe lavdinë e popullit shqiptar.