Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Klinë u reagojnë personave që vendosën pllaka përkujtimore pa miratimin e tyre

Sot me datë 29.06.2024 me ftesën e tri organizatave të dala nga lufta e UÇK-së që operojnë në Komunën e Klinës dhe me pjesmarrjen e përfaqësuesve e komandantëve të njësiteve si; Alfa, Beta, Shpella, Korbi, Zogu dhe Graniti i cili që kanë operuar në fshatin Gllarevë u mbajt një takim në fshatin Gllarevë lidhur me shqetësimet e fundit të dala për vendosjen e disa pllakave nga individë të paautorizuar të cilët pa konsultën e shoqatave përgjegjëse, që kanë përgjegjësi për caktimin e vendosjes së pllakave përkujtimore për luftën e UÇK-së kanë vendosur pllaka në vende të pa caktuara.

Nga ky takim unanimisht u vendos që në Gllarevë ka operuar vetëm Njësiti Granit e udhëhequr nga Agim Pantina dhe strukturës mbështetëse të tij.

Gjithashtu u vendos që Shoqatat të demantojnë të gjitha ato pasqyrime të pa faktuara të vendosura në ato pllaka nga individë jo përgjegjës dhe njëherit u mor vendim që të njëjtat pllaka përmes procedurave të parapara ligjore të largohen nga ato pozicione meqë ato nuk e përfaqësojnë realitetin dhe nuk e pasqyrojnë të vërtetën e UÇK-së, me theks të veçantë e Qëndresës, e cila është udhëhequr nga heroi i kombit Mujë Krasniqi.

Shoqatat kërkojnë dhe apelojnë që paraprakisht këta individë ta demantojnë veprimin e tyre të njëjtën kohë duke mos dashur që të merren veprime të tjera me organet kompetente t’i eleminojnë vet, në të kundërtën ato largohen nga institucionet gjegjëse.

Personat e njëjtë kanë dalë me deklarata e shkrime në rrjete sociale që kanë për qëllim çrrënjosjen dhe të pavërtetat për luftën e shenjtë të UÇK-së.

Gllareva si fshat dhe fshatrat përreth e dinë që lufta është udhëheq nga Mujë Krasniqi, si dhe në atë luftë kanë marrë pjesë edhe njësitet e lartëcekura, prandaj Shoqatat dalin në përfundim se i vetmi institucion kompetent që përcakton vendosjen e pllakave është vetëm me pëlqimin e Organizatave të Luftës./Klina info/