ORGANIZATA JOQEVERITARE “HUMAN”, LIGJËRATË PËR KORRUPSIONIN DHE DUKURITË TJERA NEGATIVE NË IAAP “FEHMI AGANI” NË KLINË

Në IAAP “Fehmi Agani” në Klinë, para nxënësve sot organizata joqeveritare “HUMAN” mbajti një ligjëratë vetëdijësuese ku në fokus kishte temën e korrupsionit dhe dukurive tjera negative.

Kjo organizatë ështe e mbështetur nga Ambasada SHBA-së në Kosovë, nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe qëllimi kryesor i ligjëratës së mbajtur me nxënës kishte fuqizimin e lidhjeve në mes Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Kjo ligjëratë mbahet në kuadër të javës kundër korrupsionit. Korrupsioni sot është një dukuri shqetësuese që e pengon zhvillimin e një shoqërie dhe nxënësit shprehën interesim që të marrin njohuri profesionale nga ligjëruesit.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe shkrimi i eseve me temë korrupsionin me ç’rast u përzgjodhën tri esetë më të mira. Eseja e parë më e mirë u përzgjodh nga nxënësja Erina Bojaj (XI-11), eseja e dytë, nga nxënësja Jonida Dedaj (XII-12) dhe eseja e tretë nga nxënësja Fatjona Racaj (X-12).

Me këtë rast shkollës iu dhuruan edhe lule. IAAP “Fehmi Agani” është falënderues ndaj organizatës “HUMAN” me përfaqësuesin e saj Z. Samir Zajmi, DKA-së, Z. Qemajl Sejdija, kryetarit të komunës Z. Zenun Elezaj, përfaqësuesi