Shoqatat e dala nga lufta e fundit në Kosovë, Dega në Klinë, gjatë ditës së sotme kanë vizituar Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Grabanicë të Klinës.
Ata kanë parë nga afër punët që janë duke u kryer në këtë kompleks, ku po bëhet rregullimi i tyre për shkak të dëmeve që kanë pësuar ndër vite.
Për këtë projekt janë ndarë 400 mijë euro, investim ky nga Komuna e Klinës.
I pranishëm ishte gjithashtu edhe kryetari i kryesisë së Kuvendit Komunal në Klinë, Fadil Gashi, i cili në lidhje me këtë projekt, por dhe gjendjen e shoqatës, foli me kryetarin e OVL UÇK-së, dega në Klinë, Hajdin Balaj./Klina info/