Orët inteligjente mund të ndihmojnë në diagnostikimin e sëmundjes së Parkinsonit deri në shtatë vjet përpara simptomave, tregojnë gjetjet e një studimi, raporton BBC.
Ekipi i Institutit Kërkimor të Demencës në Universitetin e Cardiff në Mbretërinë e Bashkuar përdori inteligjencën artificiale për të analizuar të dhënat e 103,712 përdoruesve të orëve inteligjente.
Duke gjurmuar shpejtësinë e tyre të lëvizjes gjatë një jave, midis 2013 dhe 2016, ishin në gjendje të parashikonin se cili do të zhvillonte Parkinson.Truri i njerëzve me sëmundjen e Parkinsonit dëmtohet me kalimin e viteve.
Simptomat përfshijnë:Dridhje të pavullnetshme;Lëvizje e ngadaltë;Muskuj të ngurtë dhe jo fleksibël.
Shpesh derisa është gjetur diagnoza tashmë janë bërë dëme të pakthyeshme në qelizat e trurit.
Meqenëse rreth 30% e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar mbanin orë inteligjente, tha udhëheqësja e studimit Dr. Cynthia Sandor, ato mund të ofrojnë një formë të lirë dhe të besueshme për të identifikuar Parkinsonin në fazën e hershme.
“Ne kemi gjetur se një javë e vetme e të dhënave mund të parashikojë ngjarje deri në shtatë vjet në të ardhmen” – tha ajo.“Me këto rezultate, mund të zhvillojmë një mjet të vlefshëm për të ndihmuar në zbulimin e hershëm të Parkinsonit”- shtoi ajo.
Studimi përdori të dhëna nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, bazë e të dhënave shëndetësore të më shumë se gjysmë milioni njerëzve.Dr.
Kathryn Peall, e cila punoi në studim, tha për BBC News se dukej se ishte e saktë dhe e dallonte Parkinsonin nga gjërat e tjera që mund të ndikojnë në lëvizje, si pleqëria ose dobësia.
“Ne e krahasuam modelin tonë me një sërë çrregullimesh të ndryshme, përfshirë lloje të tjera të çrregullimeve neurodegjenerative, individë me osteoartrit dhe çrregullime të tjera të lëvizjes” – tha ajo.
Sipas saj, rezultatet nga individët e diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit ishin të dallueshme.