Nga sot, orari i qarkullimit për 90 minuta do të ndryshojë.
Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar për orarin e ri të qarkullimit për sot dhe dy ditët e ardhshme, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Kujtojmë se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka theksuar se ‘’Gjatë qarkullimit nuk lejohet shoqërim nga asnjë person fizik përvec në dy raste. Personat me aftësi të kufizuara dhe personat nën moshën 16 vjeç në prani të kujdestarit”.
Po ashtu, personave mbi moshën 65 vjeçare u kërkohet të mos dalin nga shtëpitë e tyre, përveç, në raste emergjente.
Kushdo që nuk i respekton këto masa, mund të dënohet me gjobë prej 1 mijë deri në 8 mijë euro.