OPINION JOPOPULLORË: MBYLLJA BRENDA, MASKAT DHE DORËZAT RREZIKOJNË SHËNDETIN TONË

Shkruar nga Faton Berisha

Trupi i njeriut përbëhet nga 22 mijë deri 25 mijë gjene të vetat, dhe 8 milion gjene të mikroorganizmave, sepse në trupin e njeriut jetojnë 10 mijë lloje mikroorganizmash, ose 90% e qelizave në trupin e njeriut janë qeliza të mikroorganizmave.
Nëse bëjmë një analogji të trupit të njeriut dhe sistemit kompjuterik, na dalin shumë elemente interesante.
Sistemi kompjuterik për të funksionuar në mënyrë optimale i duhet azhornim (update) i vazhdueshëm, si i softvarit të tij, po ashtu sistemit të mbojtjes – antivirusit.
Nëse softveri nuk merr updejtat e fundit, ai ngadalësohet, lodhet, e rrezikon hardverin, sepse harveri (procesori, hd) i duhet të punojë me kapcitet 100% për të kompensuar mungesat në softver.
Ndërsa, nëse nuk updejtohet antivirusi, ateherë sistemi i ekspozohet kërcënimit nga programe të dëmshme, të reja, të cilat nuk arrin t’i identifikojë si të tilla.
– Nëse trupi i njeriut nuk u ekspozohet rrezeve të diellit, për të marrë Vitaminën D, kjo ndikon direkt në ulje të imunitetit të tij, rritje e rrezikut për infamacion, ulje e disponimit etj.
– Nëse njeriu përdor dorëza dhe maskë, kjo nënkupton se ai po pamundëson marrjen e “updejtave” të mjedisit, që janë në fakt mikroorganizma, të cilët ndihmojnë në ndërtimin dhe mbajtjen në funksion të duhur të sitemit imunitar.
– Një njeri që nuk merr për një kohë këto “updejta” është shumë më tepër i rrezikuar në momentin që i ekpozohet mjedisit pa këto “masa mbrojtëse”, sepse i sistemi imunitar është “outdate” – nuk i ka të dhënat e fundit. Pra rreziku i kolapsimit të sistemit të tij imunitar është shumëfish më i lartë, në rast se ai për një kohë të caktuar nuk lejon që trupi i tij të ketë kontakt me mikroorganizmat e mjedisit që e rrethon.
Natyrisht ky është opionion jopopullorë, sepse bombardimi i shoqërisë njerzore me informata e dizinformata, që shkojnë në funksion të frikësimit të njeriut, nënshtrimit, kontrollit, duke shkaktuar panik e histeri kolektive, nuk i lejon individit të mendoj me kokë të ftohtë, të përdor mendimin analitik dhe kritik, të përdorë dyshimin si rrugën më të sigurtë drejt të vërtetës!