Infermieri F.B., i cili sot u ther me thikë në vendin e tij të punës, në QKUK, është operuar, raporton Gazeta Sinjali.
Sindikata e Infermierëve ka njoftuar se operacioni është kryer me sukses, ndërsa gjendja e tij është stabile.
“Sapo ka dalë nga salla e operacionit kolegu ynë F.B., i cili sot u plagos me thikë në vendin e tij të punës, në Klinikën e Urologjisë. Operacioni u krye me sukses falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë të ekipit nga QKUK-ja. Gjendja e kolegut tonë tani është stabile. Falënderojmë ekipin mjekë dhe infermierë që morën pjesë në ndërhyrjen kirurgjike”, thuhet në njoftim.