Lufta e shumëpritur për titullin botëror në peshën e rëndë midis Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk e zhvilluar në Arabinë Saudite sapo ka përfunduar.
Fury, britaniku 35-vjeçar, kampion i ËBC-së u përball me homologun e tij 37-vjeçar ukrainas, Usyk – i cili mban rripat në ËBA, ËBO, IBF dhe IBO.
Pas 12 raundeve, Oleksandr Usyk arriti të fitonte me vendim të gjyqtarëve.
Kujtojmë që boksieri ukrainas e dominoi meçin në tri raundet e para, por më pas Fury u rikthye i fuqishëm.
Në raundet e fundit, Usyk tregoi një përgatitje të madhe dhe arriti të triumfonte në fund me pikë të gjyqtarëve, duke mbetur kampion i padiskutueshëm.